Lajme
Mund të ishte një parajsë pushimesh, fshati Shishtavec i lënë në harresë: Ka probleme me dritat, shtyllat s’rregullohen
Fshati Shishtavec në Kukës është mrekulli e natyrës, por është në harresë totale nga qeveria Rama. Në këtë zonë investimet mungojnë.
Ky fshat mund të ishte një parajsë pushimesh, ku mund të praktikoheshin shumë mirë skitë në dëborë, por është lënë në harresë.
Në këtë fshat nuk ka as një rrugë për të shkuar, pasi nuk është investuar. Madje edhe pse është viti 2020 në këtë fshat ka shumë probleme me energjinë elektrike.
Një banor i këtij fshati ka thënë për ‘report tv’:
Më pak ka pasur këtë vit turistë, një javë më parë ishin disa nga Kosova.’’
Në Shishtavec kanë mbetur shumë pak banorë dhe ata nuk kanë fuqinë që të zhvillojnë turizmin. Ka shumë ditë që në këtë fshat mungon edhe energjia elektrike.
Kurse një tjetër banorë ka treguar:
Tani turistët nuk vinë se infrastruktura është zero, nuk ka as hoteleri edhe pse ky vend është një mrekulli, nuk është investuar dhe ka probleme me dritat, shtyllat nuk rregullohen, jemi dobët për dritat.’’