Lajme
Nami në Zvicër, publiku mirëpritje të jashtëzakonshme aktorëve të ‘I love Tropoja’
“I love Tropoja” prej disa javësh ka nisur turneun në disa vende të Europës duke filluar nga Gjermania e Zvicra e për të shkuar më pas në Itali, Greqi, Londër e deri përtej oqeanit, në SHBA.
Së fundmi u mbajt premiera në Zvicër dhe Ermali ka publikuar një video ku tregon se publiku i ka bërë një mirëpritje të jashtëzakonshme. Teksa Ermali, Arjola dhe Irgen Çela shfaqen duke hyrë në sallë, publiku duartroket e fishkëllen duke krijuar një super atmosferë.
Para transmetimit të filmit, Ermali mbajti një fjalim, ku nuk mungoi humori duke shkaktuar shumë të qeshura. Ndiqni këtë moment në videon e mëposhtme.
View this post on InstagramA post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on