Lajme
Nami për filmin ‘I love Tropoja’, 30 mijë bileta të shitura për 6 ditë
Filmi “I love Tropoja” me regji të Ermal Mamaqit dhe skenar të Klaudia Brahimajt, Ermal Mamaqit dhe Besnik Mustafait, po bën namin në “Pallatin e Kongreseve”. Filmi ka thyer rekord në shitje biletash duke shitur plot 30 mijë bileta në vetëm 6 ditë, që do të thotë se gati 5000 njerëz në ditë kanë parë filmin vetëm në Tiranë.
Ky sukses është vetëm fillimi pasi “I love Tropoja” sapo ka nisur turneun. Dje filmi u shfaq në Tropojë e më pas do të shfaqet në Kosovë dhe në disa shtete, nga Europa deri në Amerikë.
Kujtojmë që “I love Tropoja” do të transmetohet deri në 12 shkurt në “Pallatin e Kongreseve”.