Lajme

NASA bën paralajmërimin: Gjatë 2020 do të ketë ngjarje ek streme

Posted on

Ekspertët e Nasa-s paralajmërojnë se gjatë vitit 2020 do të ketë ngjarje metereologjike ekst reme për shkak të rritjes graduale të temperaturave në planetin tonë.

NASA ka konfirmuar së fundmi se në 5 vitet e fundit janë regjistruar temperaturat më të larta që nga 1880.

Sipas të dhënave të fundit të NASA dhe administratës kombëtare oqeanike dhe atmosferike, pesë vitet e fundit kanë qenë më të nxehtit që nga 1880, që do të thotë që kur janë regjistruar fillimisht temperaturat në planetin Tokë.

Të dy agjencitë kanë theksuar se ndër të tjera 2019 ka qenë viti i dytë pas 2016-ës, që mban rekordin e temperaturës tokësore duke konfirmuar në këtë mënyrë trendin e ngrohjes graduale të planetit.

Situata ndër të tjera do të përkeqësohet dhe më shumë. Sipas organizatës metereologjike botërore të Kombeve të Bashkuara, me emetimet aktuale të gazrave serë. do të ketë një rritje temperaturash deri në pesë gradë brenda fundit të këtij shekulli.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës, Peteri Taals, u shpreh se për fat të keq, priten shumë ngjarje ekst reme metereologjike në vitin 2020 dhe në dekadat e ardhshme.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte