Lajme
NCP, koronavirusi i përhapur në Wuhan merr zyrtarisht një emër
Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë i ka dhënë zyrtarisht një emër koronavirusit me epiqendër Wuhanin. Gjithçka u bë e ditur ditën e shtunë, gjatë një konference për shtyp.
Për javë të tëra, virusi që u përhap me shpejtësi është njohur me emrin e qyetit ku pati origjinën. Kjo gjë i ka mërzitur tej mase banorët e Wuhanit, të cilët shprehen se ndihen të frustruar dhe të stigmatizuar.
Sipas raportimeve të CNN, zyrtarët kineze kanë thënë se virusi do të quhet përkohësisht “ Novel Coronavirus Pneumonia. NCP shkurt. Ende nuk dihet se kur do t’i jepet një emër përfndimtar këtij koronavirusi.
Bazuar në raportimet e fundit, koronavirusi novel vijon të përhapet në Kinë, ndërsa numri i të vd ek urve ka arritur shifra rekord. Zyrtarisht dihet se 813 persona kanë humbur jetën dhe mbi 37 mijë të tjerë janë infektuar. Këto shifra janë shumë më të larta në krahasim me përhapjen e virusit SARS dhe vik timat që ai shkaktoi.
Raste të reja të prekurish nga koronavirusi novel janë raportuar ditën e sotme në Korenë e Jugut, Gjermani, Singapor dhe Taivan.