Lajme

Ndihej i vetmuar pas shuarjes së gjyshes, mbesa i bën gjyshit surprizën emocionuese

Posted on

Në programin “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme, mbesa kishte ftuar gjyshin në studio për t’i shprehur dashurinë e madhe që ka për të e për ta gëzuar ndopak pas ndarjes nga je ta të gjyshes.

Mbesa, Ermonela tregoi se gjyshi i saj Xhevdeti dhe gjyshja e ndjerë, Shpatorja kishin rënë në dashuri me shikim të parë.

Fatkeqësisht para 5 vitesh, Shpatorja kishte kaluar një hemoragji cerebrale dhe kishte ndë rruar je të.

Ermonela rrëfeu në studio se pas nd arjes nga je ta të gjyshes së saj, Xhevdeti nuk ishte më si më parë dhe ndihej i vetmuar. Për këtë arsye ajo kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i shprehur dashurinë dhe për t’i thënë atij se nuk është vetëm.

”Pasi nëna u largua nga kjo jetë ti u mërzite shumë, por unë këtu nuk kam ardhur vetëm. Dua të të them që ne jemi këtu për ty dhe jemi krenar për ty, sepse ti je një ndër njerëzit më të fortë që njoh. Të faleminderit gjysh për gjithçka!”

I ftuar surprizë për gjysh Xhevdetin ishte gazetari i mirënjohur, Marin Mema i cili u shpreh:”Unë e pashë që ti ke një familje të madhe, por dua të të them që ke dhe një tjetër nip pak të zhurmshëm që sot e tutje. Prandaj do të vij shumë herë që të pijmë kafe dhe të diskutojmë tema të ndryshme.”

Burimi: top-channel.tv

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte