Lajme

Ndihmoi personat e prekur me Koronavirus në Itali, flet i riu shqiptar: Jemi mbyllur në hotel

Posted on

Albi Albino është i riu shqiptar që u bë i njohur në mediat italiane për ndihmën e çmuar për personat e prekur me Koronavirus në Liguria, Itali. Ai ka qendruar në shërbim të të moshuarve që jane izoluar në hotel dhe përkushtimi i tij i ka bërë përshtypje kreut të Rajonit të Ligurias, Giovanni Toti.

Ky i fundit në faqen e tij në Facebook shkruante për Albin: “Ky është Albi Albino, një djalë shqiptar që po ndihmon aty ku ka më shumë nevojë, në hotelin e Alassios. Nga kamarier ka zgjedhur që të bëhet ndihmës dhe mbi të gjitha mik i shumë njerëzve që janë detyruar të qëndrojnë në karantinë, një pikë referimi në këtë moment delikat. Mes shumë vullnetarëve, një falenderim i veçantë shkon për këtë djalë që ka treguar forcë, guxim dhe vendosmëri tipike të vendasve. Faleminderit Albi, do të mundohemi që të marrësh shtetësinë italiane që aq shumë e dëshiron. Sepse ti je njëri prej nesh. Liguria, ti ke kaq shumë heronj”, shkruan Toti në postim.

Albi ishte ditën e sotme në një lidhje “Skype” me moderatorët e emisionit “Ditë e Re” ku foli për eksperiencën e tij në këtë karantinë.

“Unë punoj prej vitesh në këtë hotel dhe ditën e martë na ka ardhur komunikimi që një nga klientët që ndodhet në hotel është pozitiv me koronavirus. Që nga ai moment prej një javësh jemi të mbyllur këtu në hotel, ku asnjë prej nesh nuk mund të dalë dot. Në këto momente kemi ngelur vetëm ne puntorët ndërsa të gjithë klientët janë nisur nëpër shtëpitë e tyre”

“Dy ditët e para ka qenë një tmerr. Kur na thanë që askush nuk duhet të dalë nga hoteli na erdhi një ankth shumë i madh sepse shumica ishin në moshën mbi 70-vjeç. Gjëja e parë që mendova ishte t’i vija në ndihmë personave që ndodheshin këtu dhe bashkë me vëllain tim që punon këtu edhe me kolegët e tjerë edhe pse kur erdhi njoftimi ne nuk ishim punëtorë, por si të gjithë të tjerët që duhet të rrinin nëpër dhomat e tyre”

“Unë nuk e mora me frikë, nuk mendova asgjë, doja vetëm t’i ndihmoja ata që të ndiheshin mirë sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Nuk ka ka ardhur ende lajmi nëse duhet të shkojmë nëpër shtëpitë tona apo ta marrim karantinën këtu brenda në hotel”

“Tamponin e parë që bëra më doli negativ dhe isha personi i vetëm që më doli negativ, shumica ishin pozitivë por pa asnjë simptomë. Është një situatë tra gjike, por është thjesht një grip i ri që ka dalë dhe me imunitetin e fortë mund ta përballosh këtë lloj gripi.

“Kam folur në telefon me Giovani Totin, më ka marrë ai vetë në telefon i cili më tha që je duke bërë diçka që shumë veta nuk do e bënin edhe për këtë është mirënjohësh edhe më ka premtuar që do marr nënshtetësinë italiane”, tregoi Albi.

Burimi: Oranews.tv

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte