Lajme
Ndodh mrekullia në familjen Mihali, bëhen me vajzë tre vite pas shuarjes së djalit të vetëm
Një ngjarje makabre tr onditi Tiranën tre vite më parë, ku Marvi Mihali, u që llua për vd ekje me th ikë nga disa të rinj, për një karikuese telefoni.
19-vjeçari ishte djali i vetëm i familjes Mihali, ndërsa gjykata shpalli fajtor katër të rinj, duke i dënuar me 55 vite burg në total.
Së fundmi një lajm i mrekullueshëm vjen nga familja Mihali.
Pavllo dhe Fatmira Mihali kanë gjetur forcën për të lënë sadopak pas dhimbjen e madhe për hum bjen e djalit të tyre të vetëm dhe janë bërë prindër të një vajze.
Lajmin e mirë e ka dhënë gazetari, Bledi Mane, i cili shprehet se kampioni i dikurshëm i atletikës, Pavllo Mihali dhe bashkëshortja e tij, mësuesja e frëngjishtes, Fatmira, sot kanë arsye ta mposhtin dhimbjen dhe të fillojnë të lumturohen gradualisht.
Postimi i plotë i gazetarit:
E mbani mend para tre vitesh, u kujtohet vr asja ma kabre për një karikues celulari e djaloshit 19 vjeçar Marvi Mihali në Tiranë?
Veç dhimbjes, veç humbjes, veç jetës së djalit të tyre të vetëm ndërperë padrejtësisht, prindërit e Marvit lu ftuan si heronj edhe me drejtësinë halabake dhe vampire shqiptare. Dy prindër intelektualë kurajozë, këmbëngulën duke i dhënë kr imit dhe gjykatave shqiptare mësimin e merituar.
Megjithëse në moshë mbi 50 vjeç, mësuesja e anglishtes Fatmira dhe bashkëshorti i saj Pavllo Mihali, kampioni i dikurshëm i atletikës, sot kanë arsye të mposhtin dhimbjen dhe të fillojnë të lumturohen gradualisht. Ata sapo janë bërë prindër të një vajze duke na treguar të gjithëve se jeta ngrihet mbi pla gët e vd ekjes.
Vëllai më i ri në Tiranë Marvi Mihali tashmë nuk lëngon në va rr nga pl agët e vr asjes me t hikë, ai gëzon se tashmë ka një motër të vogël të bukur e cila erdhi në jetë jo për ha kmarrje por për të përcjellë dashuri në një vend të pl agosur nga qytetarët e tij…