Lajme
Ndodh mrekullia në Kinë, 98-vjeçarja shërohet plotësisht nga koronavirusi
Teksa e gjithë bota është mbërthyer nga frika prej koronavirusit, një lajm i mirë ka ardhur nga Kina.
Mediat kineze shkruajnë se një 98-vjeçare e infektuar me koronavirus, ka lënë spitalin ku ishte shtruar që prej 13 shkurtit.
Hu Hanying është pacientja më e vjetër, e cila ka arritur ta mposhtë virusin vde kjeprurës kinez.
Ajo ndodhej në spitalin Lieshenhan të Wuhanit bashkë me të bijën e saj, 55-vjeçare, e cila gjithashtu ka arritur të shërohet plotësisht nga virusi.
Në foton e bërë virale në rrjet, 98-vjeçarja shihet duke dalë me karrocë, e shoqëruar nga disa persona, ndërsa në fytyrë mban një maskë.
Rasti i Hanying është një shpresë për shumë të infektuar nga koronavirusi, i njohur ndryshe edhe si Covid-19.
Drejtori i spitalit tha:
Shërimi i saj do t’u japë besim dhe kurajo pacientëve të tjerë që vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor.
Duhet theksuar se shumica dërrmuese e viktimave nga koronavirusi kanë qenë persona të moshuar.
Autoritetet kineze theksojnë se përqindja e pacientëve të shëruar nga koronavirusit po vijon të rritet, duke arritur në 52.1%.
Megjithatë, jo çdo gjë duket pozitive. Ministria kineze e Shëndetësisë ka konfirmuar këtë të dielë 573 raste të reja me koronavirus.
Ky është numri më i lartë i të infektuarve brenda një dite që nga java e kaluar.
Deri më tani në Kinë janë regjistruar në total 79,824 të infektuar me koronavirus, ndërsa 2,870 të prekur kanë hum bur je tën.
Burimi: El Mundo|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania