Lajme
Ndryshon komplet moti, ja çfarë pritet ditën e sotme
Ditën e sotme moti do të pësojë ndryshime.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun e Shkodrës, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Vlorë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera reshjet do të jenë të dobëta.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 17 °C
në vendet e ulëta: 7 / 19 °C
në vendet malore: 4 / 14 °C