Lajme
Ndryshon mosha e pensionit : Ja sa vjec do te dalin tani burrat dhe grate
Rritet mosha e daljes në pension për gratë. Në përputhje me ligjin e ri të sigurimeve shoqërore, nga 1 janari, që një grua të fitojë të drejtën e pensionit të pleqërisë, ajo duhet të ketë mbushur moshën 61 vjeç. Kjo përbën një rritje me një vit, pasi deri më 31 dhjetor gratë e përfitonin pensionin në moshën 60-vjeçare.
Kjo rritje parashikohet nga reforma e pensioneve, që është miratuar në vitin 2015. Reforma cakton një rritje graduale të moshës së pensionit, si për burrat, ashtu edhe për gratë.
Por për këto të fundit shpejtësia e rritjes do të jetë më e madhe. Për burrat këtë vit nuk parashikohet rritje e moshës për të përfituar pension, kështu që ata do ta përfitojnë atë në moshën 65 vjeç, si më parë.
Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032.
Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dyja gjinitë. Por, ndonëse burrat nuk preken menjëherë nga zgjatja e moshës së daljes në pension, ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë.
Nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishte 35 vite vjetërsi për të marrë pensionin, nga data 1 janar 2020 duhet të ketë 37 vjet.