Lajme

Në ditën e saj të lindjes, e bija e Dajanës bën gjestin bujar për fëmijën me leuçemi

Posted on

Vogëlushja e moderatores së njohur, Dajana Shabanit, feston sot ditëlindjen. Marlena ka mbushur 4 vjeç dhe moderatorja ka publikuar disa foto dhe video në profilin e saj të Instagramit.

E vogla ka festuar me shokët e shoqet e kopshtit dhe në videot e publikuara nga Dajana, Marlena shihet e veshur si princeshë, duke kërcyer vallëzim me një shok të klasës, nën ritmin e këngës “Dhurata”.

Në ditën e saj të lindjes, Dajana ka treguar se Marlena ka vendosur që dhuratat t’ia dhurojë një nëne për fëmijën që i vuan nga leucemia.
“Marlena vendosi që dhuratat t’i dërgojë te një nënë e re, të cilës i vuan fëmija nga leucemia. Marlena nuk bën foto kur të dorëzojë dhuratat se nuk na intereson të dukemi zemërmirë, por të jemi! T’i gëzoni dhe Zoti iu dhëntë forcë”, ka shkruar moderatorja në një postim në Instastory.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte