Lajme
Në një lidhje të re: ‘Xhansu’ kapet mat me aktorin e njohur turk
Aktorja turke Lejla Tanlar njihet tashmë nga të gjithë si “Xhansu” prej rolit të saj në serialin “Fate të kryqëzuara”. Prej kohësh aktorja 22-vjeçare e ka mbajtur të fshehtë jetën private, por së fundmi mediat turke kanë zbuluar se ajo është në një lidhje.
Revista turke “Snob” ka mësuar se Xhansu është në një lidhje me aktorin Genxho Ozak. Ky i fundit ka luajtur në disa seriale turk dhe është shumë i njohur atje.
Dyshja janë parë së bashku të kapur dorë për dore në një restorant. Mësohet se aktorja i ka thënë miqve të saj: “Jam shumë e dashuruar”./Xing.al