Lajme
Në vitin 2020 ndriçim me qiri, këto janë zonat në Tiranë ku për dy ditë s’do ketë drita
Edhe pse është viti 2020 në Shqipëri ende problemet me energjinë elektrike vazhdojnë.
Kjo nuk ndodh vetëm në zonat e thella dhe rurale të Shqipërisë, por edhe në kryeqytet në Tiranë.
Është njoftuar se në dy ditët vijim në Tiranë zona të tëra nuk do të kenë energji elektrike. Në datat 5 deri në 6 mars do të këtë kufizime të energjisë elektrike.
Këtë lajm e ka dhënë vetë OSSHE. Zonat ku nuk do të ketë energji janë këto:
Stakim, 5-6 mars. Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 5-6 mars do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë.
5 mars /09:00-15:00-Pjesërisht rrugët: “Ali Demi”, “Zonja Curre”, “Pjetër Gurakuqi”, “Ali Shefqeti” në Shkozë.
6 mars/09:00-15:00- Pjesërisht rrugët: “Andrea Mano” pranë shkollës “Ramazan Jarani”, rruga “Petro Nini Luarasi”, “Shyqyri Ishmi”.