Lajme

Në vitin 2020 një naftëtar vuan për një copë bukë: Për votat do të kishte ardhur me vrap

Posted on

Të ishte një naftëtar dikur ishte një punë e nderuar, sot një naftëtar vuan për një copë buke. 14 punonjësit e nënstacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem në Mallakastër kanë tre ditë në grevë uri.

Ata thonë se ndihen të braktisur nga qeveria Rama. Këta punonjës nuk kërkojnë asgjë më shumë se sa të marrin pagat që u takojnë.

Njëri prej tyre ka thënë:

Po të ishte për votat do të kishte ardhur me vrap. Nuk e kemi parë këtu shtetin fare.”
Zona e Mallakastrës, ku gjenden dhe shumica e naftëtarëve sot është një ndër më të varfërat. Janë të shumtë ata naftëtarë që e mbajnë frymën gjallë me borxhe.

Këta punonjës kanë qenë nën varësi të uzinës së naftës në Ballsh dhe sipas tyre nuk janë paguar prej gati 2 vitesh. Akoma më shqetësuese në gjithë këtë histori është se ata janë lënë në mëshirë të fatit nga qeveria Rama.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte