Lajme

Në vitin 2030, myslimanët do të agjërojnë dy herë brenda vitit

Posted on

Ky nuk është ndonjë njoftim i ri nga një ministri qeveritare, është një nga rezultatet që vjen me përdorimin e dy kalendarëve të ndryshëm.

Bëhet fjalë për Muajin e Ramazanit, i cili para kohës së teleskopëve, u vëzhgua duke parë hënën e re me sy të lirë.

Kjo pasi që Kalendari hënor dhe ciklet e hënës janë ato që diktojnë edhe se kur do të bjerë një ngjarje si Ramazani.

Një pjesë e muajit hënor është se ajo lëviz përpara nga 10-11 ditë çdo vit. Dhe shkaku i kësaj, pritet që në vitin 2030, Ramazani do të bjerë sikurse në janar, po ashtu përsëri në dhjetor, përcjell Telegrafi.

Kur shikoni kalendarin e Arabisë Saudite për vitin 2030 në faqen e internetit timeanddate.com, aty sqarohet se Ramazani ka të ngjarë të fillojë në 6 janar, i ndjekur nga Bajrami më 5 shkurt. Deri në fund të vitit, Ramazani pritet të bjerë përsëri në 26 dhjetor.

Hassan Ahmed Al Hariri, shefi ekzekutiv i Dubai Astronomy Group, i tha Gulf News se vëzhgimi i dy Ramazanëve në një vit nuk duhet të konsiderohet si një fenomen, pasi kalendari hënor “ecën përpara” me 11 ditë çdo vit.

“Kalendari diellor dhe kalendari hënor drejtohen veçmas nga njëra-tjetri dhe janë të ndryshëm. Ai diellor është i fiksuar me diellin, ndërsa kalendari hënor është gjithmonë 11 ditë më i shkurtër. Kështu që të kesh dy Ramazane është një rezultat natyror i të pasurit dy kalendarë të ndryshëm”, ka thënë Al Hariri.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte