Lajme
Nepsi i shtatzënisë: Ja çfarë ushqimi i kërkon bebi Fatmës
Moderatorja Fatma Methasani është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt ajo dhe Alfio do bëhen prindër të një djali. Çifti gjatë kësaj kohe ka treguar se mezi po presin të marrin në krahë vogëlushin e tyre dhe kanë postuar shpesh foto të momenteve gjatë pritjes së ëmbël.
Së fundmi Alfio ka zbuluar edhe ushqimin e preferuar të Fatmës gjatë shtatzënisë. Shefi i kuzhinës ka postuar një video ku tregon se ka gatuar peshk zgare dhe shkruan: “Kur bebushi do peshk zgare”.
Ndërkohë Fatma ka postuar shpesh foto me barkun e rrumbullakosur dhe moderatores i ka rënë një nur shumë i bukur shtatzënie.