Lajme
‘Nexhi më fal’, Sabri Fejzullahu kujton takimin e fundit me Pagarushën
Këngëtari shumë i dashur për publikun, Sabri Fejzullahu ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në “Soiree” në një puntatë dedikuar ikonës së muzikës shqiptare, Nexhimje Pagarushës. Ai ka kujtuar takimin e fundit me të, një muaj para se ajo të ndërronte je të.
Këngëtari ka treguar se Pagarusha e kishte kritikuar pasi ai nuk shkonte ta takonte shpesh. “Ambasadori Qemal Minxhozi ka qenë ai që e ka vizituar gjithmonë. I ka shkuar në shtëpi dhe kur nuk ka qenë një javë në Kosovë, e ka marrë në telefon. Herën e fundit kur shkova më tha ‘nëse Qemal Minxhozi ambasadori më thërret edhe më vjen me m’pa, ti bre majmun që sa je këtu s’ke ardhur të më shohësh. I thash Nexhi më fal po njëqind mijë punë i kam, por ajo më tha leri këto pallavra’. Nexhin e kujtoj për mijëra gjëra”, ka treguar i emocionuar Sabri Fejzullahu.