Lajme
Nga Adelina Ismajli te Rudina Magjistari, historitë e dashurive të vajzave të ekranit me ‘të fortët’ që u shuan
Rikthehen edhe një herë në vëmendje historitë e bujshme të dashurive të katër vajzave të ekranit shqiptarë, këngëtare, aktore por edhe prezantuese, të cilët nuk përfunduan kurrë. Flasim pikërisht për Rudina Magjistari, Inis Gjoni, Adelina Ismaili dhe Fjolla Morina të cilat kanë humbur të dashurit të tyre.
Ata konsideroheshin si të ‘rrezikshëm’ por edhe si ‘të fortë’, të cilët kanë u vr anë në mënyrë maf ioze nga kon fliktet apo përpl asjet që kanë pasur.
Rudina Magjistari-Denis Gina
Rudina Magjistari ka qenë e fejuara e Denis Ginës, i njohur si kapo i grupit famëkeq të “Rruga e Kavajës”. Vetëm 27-vjeç, ai u v ra në vitin 1999 në periferi të Tiranës. Ai njihet si një nga gangot më në zë të kryeqytetit.
Inis Gjoni- Arian Selimi:
Regjisorja e njohur, Inis Gjoni u përball me një fatkeqësi, ku i fejuari i saj Arian Selimi u ekzekutua në kryeqytet. Në fillim ai përfundoi në pranga, pasi akuzohej për një rrjet të fuqishëm droge.
Ata kishin një lidhje të gjatë prej 9 vitesh, ku pasi Selimi u lirua nga burgu vijuan më tej, por biznesmeni nga Shkodra u v ra.
Fjolla Morina:
Edhe për Fjolla Morinën përflitet se ka pasur një histori dashurie me një person që ka mbetur i vd ekur në një atentat në Sukth. Në ngjarjen në fjalë humbën je tën ish-shefi i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj.
Adelin Ismaili- Triumf Riza:
Një ngjarje e rëndë ishte edhe për Adelina Ismajlin, ku i dashuri i saj, Triumf Riza u vr a në Prishtinë më 30 gusht 2007. Ai ishte oficer dhe Adelina më pas i kushtoi një këngë të ndjerë të titulluar “Trimit tim”.