Rozë
Nga Luana e Marina tek Lori Hoxha: VIP-at shqiptarë mblidhen në Dubai
Dubai duket se ka qenë destinacioni i preferuar i VIP-ave shqiptarë këtë fillim janari. Marina, Getoari, Luana me partnerin Krenarin, Lori Hoxha dhe aktorja Arta Nitaj janë disa nga VIP-at që po i kalojnë pushimet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Motrat Vjollca shoqërohen nga partnerët e tyre dhe prej ditësh po postojnë vazhdimisht foto e video duke tërhequr shumë vëmendjen me pozat.
Ndërkohë Lori Hoxha po e shijon këtë udhëtim me mikeshën e saj të ngushtë dhe as nga fashionistja nuk kanë munguar fotot gjatë aventurës në shkretëtirë.
Në Dubai ndodhet gjithashtu edhe aktorja e njohur nga Kosova, Arta Nitaj e cila nuk e ka bërë të ditur në shoqërinë e kujt ndodhet. Aktorja i ka të shpeshta udhëtimet në këtë vend të cilin duket se e ka të preferuarin e saj./Xing.al