Lajme

Ngrihen edhe prindërit në protestë në fshatit Darzezë të Fierit: Ne nuk i kemi fëmijët dele

Posted on

Pak më parë u raportua se fëmijët në fshatin Darzezë të Fierit e kanë bojkotuar mësimin prej dy ditësh. Shkak për këtë gjë janë bërë kushtet jo të mira të transportit publik.

Në këtë shkollë janë rreth 100 nxënës të arsimit 9-vjeçar. Shkolla e tyre në fshat u mbyll në datën 2 dhjetor 2019 dhe më pas u vendos nga bashkia e Fierit që këta nxënës të shkojnë në shkollën e Topojës.

Tani raportohet se në protestë me ta janë ngritur edhe prindërit edhe mësuesit. Ata shprehen se fëmijët e tyre shkojnë në shkollë në kushte çnjerëzore.

Njëri prej prindërvë ka thënë:
Autobusi nuk ka ngrohje, nuk mund të qendrojnë fëmijët 6-vjeçare në këmbë. Nuk ka nisur ende rikosntruksioni i shkollës, as nuk na pyetën fare se e prishën natën. Ne nuk i kemi fëmijët dele që ti fusin aty si sardele, me ndihmën e medias shpresojmë që ky problem të zgjidhet.’’

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte