Lajme
Nikolla i Piter Panit mahnit sërish!
Nikolla i ka mahnitur të gjithë me aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të recituar.
Këtë të hënë në “Në kurthin e Piter Pan”, ai kishte zgjedhur që të ftuarin e parë të mbrëmjes, analistin Baton Haxhiu, ta përshëndeste me disa vargje vërtetë emocionuese.
Bëhej fjalë për poezinë “Unë biri yt”, të shkruan nga Ali Podrimja.
Vetë Haxhiu u shpreh tejet i emocionuar nga vargjet e recituara nga Nikolla, e madje nuk e fshehu faktin se ato e përlotën./tvklan.al