Lajme
Niseni ditën me lëngun e jetës. Ja receta 5-minutëshe
Mëngjesi është një ndër vaktet më të rëndësishme prandaj duhet t’i kushtoni një rëndësi të veçantë. Kjo smoothie me 5 përbërës është fantastik për të marrë energji dhe lëndët ushqyese aq të nevojshme për organizmin tuaj.
Receta është e thjeshtë dhe ju merr vetëm 5 minuta kohë.
Përbërësit:
1kivi,
40 gram boronicë,
20 gram rrush pa fara,
½ banane,
50 ml qumësht.
Përgatitja:
Në një blender shtoni të gjitha frutat. Rrushi rekomandohet të jetë pa fara në mënyrë që pija të mos ketë shije të hidhur. E përzieni për pak sekonda derisa të marrim një masë homogjene dhe më pas i shtoni qumështin. Në fund e shërbeni në një gotë dhe shijojeni. Nuk ka mënyrë më të mirë për të nisur ditën sesa me këtë pije që ju siguron shumë energji.