Lajme
Një mëngjes i mirë është një burim vlerash ushqyese. Ja si t’i kemi në një produkt të vetëm
Një ditë e mirë nis me një mëngjes të mirë. Po ç’do të thotë mëngjes i mirë? Si t’i kombinojmë të gjithë elementet e piramidës ushqimore në një produkt të vetëm për të përfituar sa më shumë burime vlerash, por dhe për një shije të mirë. Po sikur t’ju flasim për një produkt krokant që bashkon vlerat e drithërave, shijen e këndshme dhe mineralet e frutave të thata, ëmbëlsinë e mjaltit dhe prakticitetin e të marrit me vete në çantë? E pra, ju prezantojmë me granolën.
Granola është një ushqim kryesisht i konsumuar në mëngjes, i përbërë nga tërshëra, frutat e thata, dhe i ëmbëlsuar me mjaltë dhe sheqer kaf. Përzierja e këtyre përbërësve piqet deri sa produkti të theket në formë krokante dhe të ketë marrë ngjyrë kafe të artë.
Granola është prezantuar në mes të viteve 1800 në SHBA si ushqim për shëndet të fortë për njerëzit me fizik të dobët. Gjatë viteve recetat dhe përdorimet e Granolës kanë ndryshuar por duke ruajtur qëllimin kryesor, të ofroj një vakt të ushqyeshëm dhe të shëndetshëm.
Muesli është një ushqim i ngjashëm me Granolën, por me ndryshimin se nuk është i ëmbëlsuar dhe i pjekur. Ruan vetitë e Granolës por është i përshtatshëm për konsumatorët që preferojnë ushqim pa ëmbëlsues.
Si konsumohet Granola / Muesli?
Granola / Muesli është ushqim i konsumuar kryesisht për mëngjes. Granola / Muesli mund të kombinohet me përzierjen e kosit apo qumështit për të ofruar një vakt të plotë.
Shumë konsumatorë preferojnë ta përdorin granolen si snack gjatë punës, fëmijët në shkollë, neper udhetime ose dhe si ushqim midis vakteve.
Gjithashtu, mund të shoqërohet shumë mirë sipër ëmbëlsirave si pasta, torta apo akullore.
Si ta kemi Granola/Muesli në tryezën tonë çdo ditë?
Kompania Teuta SHPK, lider në tregun e produkteve ushqimore, është kujdesur ta sjellë edhe në tryezat shqiptare, në një cilësi premium, ashtu si shumë superushqime të tjera këtë produkt kaq natyral, me nje formulë shumë origjinale dhe me origjinen e lëndës se pare të sjellë nga SHBA.
Përfitimet e Konsumimit të Granola / Muesli Teuta BIO ENERGY
- I shëndetshëm për trupin
- I shpejtë për t’u përgatitur
- I shijshëm për t’u konsumar
Përfitimet shëndetësore të konsumimit të Granola/ Muesli
- Fibrat në Granola / Muesli rregullojnë tretjen e ushqimit dhe ndihmojnë në shmangien e kapsllëkut.
- Yndyrat e shëndetshme të farave ndihmojnë me sëmundjet e zemrës, uljen e kolesterolit të keq, djegiet e stomakut dhe diabetin (0 kolesterol).
- Vitamina B që vjen nga thiamina dhe folate ndihmojnë me prodhimin e energjisë për trupin, mirë funksionimin nervor dhe rritjen e qelizave.
- Vitamina si magnez, zink, bakër, selen, etj ndihmojnë për mbarëvajtjen e sistemit imunitar, kardiovaskular, normalizimin e tiroideve si dhe për shërim të shpejtë.
Cilësitë dalluese TEUTA BIO ENERGY Granola / Muesli
- Nuk përmban konservantë
- Nuk përmban yndyrna vajore
- Është 100% Natyrale dhe Vegane
- Është pa përbërje Gluteni
- E pasur me fibra, proteina dhe vitamina
Të gjithë e dimë rëndësinë e një mëngjesi të pasur në fibra, proteina e vitamina, por fatëkeqëisht nuk e kemi luksin e kohës për ta përgatitur e shijuar, pasi ritmi i ditës na thërret. Në kushte të tilla, çfarë do të ishte më perfekte se një tas granola me kos ose qumësht apo në një formë snack për ta futur në çantë kur jemi me të shpejtë?