Lajme
LAJMI I FUNDIT/ Një pacient në QKUK dyshohet të jetë i prekur nga koronavirusi
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po dyshohet për një rast me koronavirus.
Pacienti i dyshuar me sëmundjen vdekjeprurëse që ka lindur në Kinë ndodhet në ambientet e Klinikës Infektive brenda QKUK’së.
Mësohet se QKUK së shpejti do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme rreth këtij rasti.
Autoritetet njoftuan se deri më tani janë konfirmuar 34 546 raste, ndërsa 86 persona jane shuar dhe më shumë se 3000 raste të reja janë zbuluar gjatë 24-orëve të fundit.
Numri i personave nën vëzhgim mjekësor është rritur në 185 555, ndërsa numri i atyre që dyshohet se janë të infe ktuar është 27 657.
Gjithashtu numri i personave të infe ktuar jashtë territorit kryesor të Kinës ka arritur në 26 në Hong Kong dhe 10 në Makau.
Thuhet se është transmetuar te njerëzit nga kafshët, veçanërisht nga lakuriqët e natës.