Lajme

Një partner si Zuna: Shihni ç’bën ai publikisht për Loredanën

Posted on

Reperja e njohur Loredana përmes një postimi të bërë në Instagram, ka treguar se të enjten në orën 23:59 do të publikojë këngën e saj të re. Kënga mban titullin “Angst” që në shqip do të thotë “Frikë”.

Fansat, miqtë dhe kolegët kanë komentuar në postimin e Loredanës duke u shprehur se mezi po presin. Mes shumë komentesh, ka rënë në sy dhe komenti i veçantë i reperit Zuna, i cili mbështet publikisht partneren e tij. “Shumë njerëz nuk do të jenë në gjendje të flenë më”, shkruan ai.

Kujtojmë se Loredana dhe Zuna prej kohësh janë në një lidhje. Dyshja janë fotografuar shpesh herë bashkë dhe gjërat po ecin në hapa shumë seriozë, aq sa reperja e ka prezantuar dhe me familjen.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte