Lajme

Një tortë e shijshme me banane në vetëm 15 minuta

Posted on

Një tortë e shijshme me banane në vetëm 15 minuta , falë recetës që Shije ju sjell. Hidhini një sy dhe nxitoni ta përgatisni…

Përbërësit

  • 4-5 banane,
  • 4 luge ajkë e thartë,
  • 200 ml ajkë e ëmbël,
  • 300 gram biskota,
  • 3 puding me vanilje,
  • 9 lugë sheqer,
  • 1 l qumësht,
  • 200 gr margarinë.

Përgatitja:

Në fillim përziejmë pluhurin e pudingut me sheqerin dhe pak qumësht të ftohtë, kurse pjesën tjetër të qumështit e vëmë të vlojë. Pasi qumështi vlon, shtojmë pudingun dhe e përziejmë derisa të trashet kremi. Pastaj e largojmë nga zjarri,shtojmë margarinën e copëtuar dhe e përziejmë derisa të shkrihet margarina dhe kremi të homogjenizohet.

Pastaj shtoni biskotat e copëtuara dhe i përzieni. Në kallëpa 25×35 të lyer me pak vaj, shtoni gjysmën e masës dhe me një shtresë me banane, mbuloni të gjithë sipërfaqen. Më pas shtoni kremin e pudingut dhe biskotat.

Pasi ëmbëlsira të jetë ftohur pak, i shtoni sipër kremin e panës, të rr ahur mirë. Shijojeni!A

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte