Lajme

Njihuni me Klean, 10 vjeçarja që imiton Taynën

Posted on

Këtë të enjte e ftuar në ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon, ishte 10 vjeçarja e quajtur Klea Xhaferi. Vogëlushja është e apasionuar pas repit dhe ka dy këngë të sajat. Ajo ka treguar në studio se është mikeshë e Sinan Hoxhës dhe Bes Kallakut.

Reperja e preferuar e Kleas është Tayna dhe këngët e saj i di përmendësh. 10 vjeçarja e ka përshëndetur reperen live nga emisioni si dhe ka performuar një ndër këngët e saj. “E dua shumë dhe e ndjek në cdo këngë që nxjerr”, është shprehur ajo.

Ajo ka performuar këngën ‘Kce’ dhe ka dhënë shpjegimin e saj për fjalën “Jiggle”. “Jiggle do të thotë tunde dhe  juggle- tund, pak a shumë e njëjta gjë’, ka treguar Klea, performancën e së cilës mund ta dëgjoni më poshtë.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte