Lajme

Njihuni me korçarin sevdali që prej 56 vitesh kujdeset për lulet

Posted on

Në Korçë shpesh mes kangjellave të shtëpive, oborret duken plot me lule.

Aroma dhe ngjyrat tërheqin vëmendjen e kujtdo që kalon aty ndërsa për banorët e këtij qyteti kjo është një prej gjërave që në Korçë ka nisur herët dhe vazhdon ende duke i kthyer oborret në minikopshte të veçanta.

Gjergji Grabocka është 72 vjeç dhe kalon me orë tëra duke u përkujdesur për lulet.

Ai ka nisur të merret me lulet që në moshën 16 vjeçare dhe pas 56 vitesh përkujdesje me modesti tregon për momentet e para kur ai vendosi të gjejë nga jashtë shqipërisë bime te tjera, shkruan TCH.

Gjergji preferon begonjat dhe në oborrin e tij ka 130 vazo me të tilla, krahas luleve të tjera të cilat i ka harmonizuar bukur me njëra-tjetrën.

E ndërsa thotë se e nis ditën me lulet dhe e mbaron me to, Gjergji ka ende vazot dhe të njëjtën bimë që mbolli për herë të parë.

Vështirë se mund të gjendet diçka që i ka shpëtuar vëmendjes së Gjergjit në këtë hapësirë të gjelbër e plot ngjyra.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte