Lajme
Njihuni me oficeren e parë shqiptare në ushtrinë e Zvicrës
Erleta Shala, është emri i vajzës shqiptare nga Kosova, e cila ka kthyer tabu në Zvicër. Familja e saj emigroi drejt Zvicrës, kur ajo ishte vetëm 9 muajshe.
Ajo është oficerja e parë shqiptare në ushtrinë e Zvicrës. Lindi në Prizren dhe më pas u shkollua në Zvicër.
Ëndërrën për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Zvicrës, ajo e arriti që në moshën 20-vjeçare. E reja nga Kosova thotë se nuk është e lehtë që një grua të gradohet oficere në ushtrinë zvicerane.
Ajo tregon:
Jeta ushtarake është e vështirë, sidomos për një femër. Sepse ke për të dhënë shumë nëse do ta fitosh respektin. Për të arritur qëllimet në jetë duhet të kesh një qëllim të qartë dhe për mua ka qenë qëllimi të bëhem oficiere me çdo lloj çmimi dhe sakrifice që do të më dalë përpara. Sfida më e madhe ka qenë “java e mbijetesës” në shkollën e oficerëve. Me 5 orë gjumë gjithë javën dhe shumë pak për të ngrënë. Kemi qenë dy klasa. Kemi pasur çdo ditë gjëra praktike, njëra ka qenë 20 km me biçikletë, 4 km not dhe 10 km vrapim. Ditën e fundit ka qenë ecja prej rreth 60 km me peshë të rëndë në kurriz. Të gjithë thoshin: Erleta nuk mund ta bëjë këtë, të gjithë thoshin se për një femër ështe e pamundur me një ngarkesë të tillë një ecje prej 60 km, ndërsa unë e shihja vetën të fortë dhe këmbëngulëse që do ta bëj dhe kam forcë t’i dal në skaj. Gjatë rrugës ushtarët më lusnin që të ma merrnin peshën dhe të më ndihmonin, nuk kam pranuar në asnjë çast.”
Për të arritur aty ku është tani asaj i është dashur shumë punë dhe shumë displinë, por e rëndësishme është se ajo ia doli dhe se ka bërë krenar të gjithë shqiptarët me arritjen e saj.