Lajme

Nora thumbon të gjithë vajzat që iu vardisën Robertit: Ka pasur 1000 Anna, por…

Posted on

Ndarja e Norës dhe Robertit vazhdon të jetë shumë e komentuar në media e rrjete sociale dhe gjatë këtyre muajve ka pasur thashetheme të ndryshme. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur Roberti është përfolur për lidhje të re pas ndarjes apo vajza të njohura që kanë shprehur hapur pëlqimin për të.

Pikërisht pas ndarjes Nora publikoi edhe këngën “Anna”, që i kushtohet vajzës e cila i merr partnerin tjetrës.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Dua të të bëj të lumtur”, Nora foli për herë të parë për ndarjen duke zbuluar se arsyeja e vetme ishte konsumimi i lidhjes së tyre 15-vjeçare. Por hodhi edhe një thumb për “Annat”, kur Arbana e pyeti nëse kënga ka lidhje me jetën e saj private.

Nora u shpreh se kënga nuk është e bazuar në historinë e saj personale sepse pavarësisht 1000 “Annave” që mund të ketë pasur, asnjëra s’ka ndikuar tek ajo.

“Nuk është e bazuar mbi historinë time personale sepse në jetën time ka pasur 1000 Anna, por nuk kanë ndikuar asnjëherë”, u shpreh Nora./Xing.al

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte