Lajme
Nuk celebroheshin dot, Erion Veliaj i zgjidh hallin çiftit dhe i marton live në emision
Një çift i ri u celebrua sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan. Spaidi dhe Eridona u celebruan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Spaidi tregoi në studio se ata vendosën të kurorëzonin në martesë dashurinë e tyre, por për shkak të problemeve me vendbanimin, deri sot ata nuk kanë mundur të kryejnë celebrimin.
Erion Veliaj pranoi ftesën nga “E Diela Shqiptare”, për të ardhur në studio dhe i dha lajmin e mirë Eridonës se problemi i tyre është zgjidhur.
Prveç zgjidhjes së problemit me gjendjen civile, Eridona u surprizua kur pa se nga ana tjetër e murit e priste i fejuari, i veshur dhëndër.
Erion Veliaj i celebroi live në studio martesën e çiftit Eridona dhe Spaidi.