CoVid-19

‘Nuk dimë ku t’i çojmë viktimat’, deputeti italian nuk i mban dot lotët në parlament

Posted on

Deputeti Italian Daniele Belotti teksa fliste në parlament për numrin e viktimave si pasojë e Koronavirusit dhe situatën e rënduar në Itali, nuk i ka mbajtur dot lotët.

“Ne nuk e dimë ku të çojmë viktimat dhe ku të trajtojmë të sëmurët por njerëzit e Bergamos nuk dinë të qëndrojnë duarkryq. Qindra vullnetarë janë duke vendosur një spital fushor, qytetarët kanë dhuruar miliona euro, kryetarët e bashkive dhe këshilltarët janë në rradhën e parë duke ndihmuar. Faleminderit të gjithëve sepse ne kurrë do ndalemi! Ne po humbasim gjyshërit tanë”, është shprehur ai teksa fjalimi i tij është ndërprerë nga emocionet dhe lotët.

Kujtojmë se situata në Itali paraqitet vërtetë e rëndë, me numrin më të madh të viktimave në mbarë botën.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte