Lajme

Nuk e kishte imagjinuar as vetë, Manaj “kuadrat” me yjet e Barcelonës

Posted on

Rey Manaj është duke përjetuar një ëndër. I transferuar para pak ditësh te Barcelona B, sot sulmuesi shqiptar është grumbulluar me ekipin e parë të katalanasve nga trajneri, Setien.

Padyshim një ëndërr e bërë realitet që në javën e parë. Lushnjari është stërvitur ditën e djeshme me yjet e Barcelonës. Madje në një moment ai bën “kuadrat” me Messin, Griezmanin dhe yje të tjerë.

Trajneri i Barcelonës, mesa duket ka vendosur që në përballjen ndaj Leganesit, të hedhë në fushë shumë lojtarë të rinj, teksa gjasat janë të mëdha që Manajn ta shohim për disa minuta me fanellën e ekipit të parë të Barcelonës.

Nuk e kishte imagjinuar as vetë, Manaj “kuadrat” me yjet e Barcelonës on Vidnews.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte