Lajme

‘Nuk e quan dot dashnor ti’, Alesia Bami përplaset me Robert Berishën: T’kam pa…

Posted on

Robert Berisha ishte i ftuar sot në “E diell”, ku foli për deklaratën që bëri bujë dhe u shpreh se është keqkuptuar në atë çfarë ka dashur të thotë. Roberti u vendos përballë gazetarëve të “E diell”, mes tyre edhe Alesia Bamit, me të cilën u përplas në një moment për shkak të termit që ai përdori.

Teksa po flisnin për tradhëtinë, Roberti pyeti Alesian: “A je tradhëtuar ndonjëherë ti? A të ka tradhëtuar dashnori?”

Alesia ia ktheu: “Nuk je ti për të më bërë mua pyetje dhe nuk e quan dot dashnor se nuk kam patur dashnor, por të dashur. Okej?”

Roberti: S’ke dashnor a?

Alesia: S’jemi Kosovë këtu, jemi në Shqipëri (duke iu referuar faktit që në Kosovë fjala dashnor përdoret për të dashurin)

“Nuk kam”, iu përgjigj Alesia pyetjes së Robertit ndërsa këngëtari e ktheu me të qeshur: “Më duket se të kam parë diku…”

“Mbase jemi parë në ambiente pune”, i tha Alesia.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte