Lajme
‘Nuk është nevoja të vini në pikën e sharjeve’, nxehet keq Almeda Abazi
Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi prej vitesh jeton në Stamboll, ku ka ndërtuar familjen e saj me aktorin turk Tolgahan Sayisman dhe është nënë e një djali. Duke qenë se një pjesë e ndjekësve të saj në Instagram janë turq, Almeda nuk mund të flasë gjithmonë shqip, mirëpo fansat e kanë kritikuar për këtë fakt.
Sot Almeda kishte postuar një foto ku i bënte reklamë një marke duke folur turqisht dhe ka marrë shumë mesazhe që e akuzonin se e ka harruar shqipen. Këto kritika e kanë nxehur Almedën pasi kjo nuk është aspak e vërtetë. Madje prezantuesja i flet shqip edhe djalit të saj, Efehanit.
“Oh Zot! Kush tha që e kam harruar shqipen? Çdo javë këto mesazhe marr nga ju sa herë bëj video. Kur është për të fol shqip, flas shqip. Video ka të bëjë me një marke turke, prandaj, detyrimisht flas turqisht (duke mos harruar që jetoj në Stamboll, Hello!!!)
Nuk ju kam harruar asnjëherë dhe shumicën e rasteve flas dhe shqip. Vetëm se hedh një video turqisht në javë, nuk është nevoja të vini në pikën e sharjeve. Mos më ndiqni më po s’ju pëlqeu se s’kam as nerva”, shkruan Almeda.