Lajme

Nuk flisnin prej vitesh, Jul Deda tregon si u pajtua me Gentin

Posted on

Rikthimi i SHBLSH bëri bujë në natën e ndërrimit të viteve, jo vetëm sepse u rikthye një grup që i kishte munguar publikut prej 12 vitesh, por në këtë mënyrë u pajtuan edhe dy aktorët Juli dhe Genti. I ftuar në “Rreze Dielli”, Julian Deda ka treguar se pajtimi erdhi natyrshëm dhe  vitet kur ata nuk flisnin i konsideron kohë të humbur.

“U rikthyem sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Treshja jonë është një treshe organike, jo e stisur. Të tre jemi në pozicionin e tij, në mënyrë organike, kur marrim materialin e dnjejmë cili rol është për kë. E dimë sa do të flasë tjetri, mjafton një shikim me sy. Ribashkimi qe krejt i thjeshtë sikur s’kishte ndodhur asgjë. Me Gentin ishte e njëjta gjë, edhe pas disa vitesh që nuk  flisnim. Pas dy ditësh ikëm edhe në Ersekë. Kur pimë kafen e parë, kuptuam që nuk kishte asgjë për tu sqaruar, as nuk kemi pse merremi. Boll është një kohë e humbur këto vite që nuk kemi patur bashkëpunim, dhe nuk ia vlen të humbim më asnjë minutë nga sot e mbrapa”, u shpreh Jul Deda.

Aktori tregoi gjithashtu se rikthimi i SHBLSH nuk ishte thjesht për një natë spektakli, por ata mund të vijnë me projekte të tjera.

“Do kemi bashkëpunime shumë shpejt. Duhet të shfrytëzojmë dëshirën e publikut për të na parë sërish bashkë. Mund të jetë Klanifornia, një projekt jashtë, një film. Kam patur disa bisedime për të nisur një emision në Kosovë, por ai që më ftoi për të realizuar projektin nuk është gati”, tregoi Juli.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte