Lajme
Nuk kemi më lekë/ Klithma e dëshpëruar e çiftit italian pas dyerve të mbyllura të bankës
Emisioni invetsigativ “Le Iene” në Itali ka bërë publik një rast dëshpërimi në një nga puntatat e transmetuara së fundmi.
Ata kanë publikuar një video në të cilën duket një çift burrë dhe grua që jetojnë vetëm me pensionin e tyre dhe që kanë shkuar në bankë për të tërhequr pagën.
Banka është mbyllur dhe të dy fillojnë të bërtasin të dëshpëruar dhe të godasin dyert e bankës.
Nuk kemi më lekë!
Kjo është thirrja e burrit i cili fillon të konfliktohet me një polic.
Gruaja kryqëzon duart në gjoks dhe në dëshpërim thotë:
Nuk kemi më as miell!
Ngjarja është filmuar në Bari nga një qytetar Italian që ka parë gjithçka nga dritarja e shtëpisë së tij.
Ndërkohë emisioni “Le Iene” ka hapur një fushatë ku kërkon ndihmë dhe solidaritet për këtë çift burrë dhe grua të dëshpëruar në situatën e rëndë të krijuar prej Koronavirusit në Itali.