CoVid-19
Nuk kishte asnjë sëmundje, koronavirusi i merr jetën 21-vjeçares
Një vajzë e re, vetëm 21 vjeç ka vdekur nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar. Lajmin e hidhur e ka dhënë nëna e Chloe Middleton e cila tha se vajza nuk vuante nga asnjë sëmundje.
Mendohet se Chloe është viktima më e re që vdiq nga Koronavirusi, në Mbretërinë e Bashkuar.
Mamaja e vajzës postoi në Facebook një status prekës ku shkruante: “Të gjithë ju që mendoni se është thjesht një virus, ju lutem mendoni sërish, po ju flas nga eksperienca personale sepse ky virus më mori vajzën time 21-vjeçare”.
Deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar ka patur 424 vdekje nga virusi dhe 8.077 persona të infektuar.