Lajme

Nuk ndalet Tolgahan, i bën surprizën romantike Almedës për ditëlindje

Posted on

Almeda Abazi feston sot ditëlindjen dhe mbush 28 vjeç. Bukuroshja shqiptare urimin e parë e mori nga bashkëshorti, Tolgahan i cili me të arritur mesnata postoi një video të tyre së bashku dhe i uronte ditëlindjen. Mirëpo Tolgahani nuk është ndalur me kaq.

Ai e ka surprizuar Almedën me një darkë romantike, të dy vetëm, me pamje nga Bosfori. Almeda ka postuar një foto nga darka ku të dy shfaqen të veshur shumë elegantë.

Tolgahan e ka uruar sërish bashkëshorten me një tjetër postim ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen, sa mirë që ekziston një bukuri e tillë, mami i të voglit Efehan”.

Aktori nuk ka harruar të bëjë edhe një postim për përvjetorin e tyre të martesës duke postuar një foto nga dasma. “Gëzuar përvjetorin e tretë dashuria ime. Qofshim bashkë për shumë vite”, shkruan Tolgahan duke e përfunduar urimin shqip “Të dua shumë”.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte