Lajme
Nuk përmbahet mjeku! Në kulm të stresit shkelmon të moshuarin në rrugë
Në këtë situatë urgjence mjekësore prej pandemisë së koronavirusit, të gjithë mjekët janë duke luftuar në një klimë stresi të lartë por asgjë nuk mund të justifikojë atë që ndodhi në orët e kaluara në Calimera, Itali ku një mjek i përgjithshëm sulmoi një pacient të moshuar me shkelma dhe shuplaka.
86-vjeçari është qëlluar keq nga mjeku pas një zënke jashtë hyrjes së spitalit.
Episodi i trishtë ndodhi në Calimera, një qytet i vogël në provincën e Leçes, dhe u filmua me një celular, nga disa kalimtarë, të cilët ishin në makinë dhe shikuan të gjithë skenën.
Në video, dy protagonistët ishin duke diskutuar me zë midis tyre.
Tonet u bënë gjithnjë e më të larta dhe brenda disa sekondave ndodh agresioni fizik nga mjeku mbi pacientin, një burrë i moshuar i cili gjithashtu mbështetej në një patericë.
Në video mund të shihni mjekun që ka veshur bluzën e bardhë dhe maskën mbrojtëse që e qëllon pacientin me shuplakë derisa bie në asfalt.
Ai vazhdon ta qëllojë derisa të tjerë njerëz ndërhyjnë për t’i ndarë.
Në momentin kur mbërrin ambulance i moshuari kishte shenja plagësh në fytyrë dhe një sy të nxirë.
Sipas informacioneve rreth incidentit, duket se i moshuari kishte shkuar te mjeku për të kërkuar shpjegime për një recetë.
Kur plaku këmbënguli të kërkonte shpjegime, mjeku është zemëruar duke mos e mbajtur më veten.