Lajme
Nuk u ndje mirë në klasë, 19-vjeçari shqiptar shuhet tra gjikisht në Itali
Një lajm i trishtë vjen nga Italia, ku mediat vendase njoftuar se një i ri shqiptar ka ndërruar je të në mënyrë tr agjike.
19-vjeçari, Osvaldo Kenka, i cili jetonte prej disa vitesh në fshatin Sanvitese, studjonte në Institutin e Hotelerisë në qytezën Erice të Sicilisë.
Teksa ishte në klasë sot në mëngjes, ai ndjeu papritur shtrëngim në kokë, gjoks dhe qafë.
Shkolla lajmëroi menjëherë prindërit e tij, të cilët e dërguan me shpejtësi në urgjencë në Sant’Antonio Abate.
Fillimisht gjendja e tij shëndetësore nuk paraqitej shqetësuese, ndërsa mjekët ushtruan një sërë kontrollesh ndaj të riut.
Ai h umbi je tën tra gjikisht pas një ekzaminimi diagnostik në spital.
Sipas të dhënave paraprake, 19-vjeçari ndë rroi je të si pasojë e shkaqeve natyrore.
Trupi i tij i paj etë u transportua në morgut e spitalit Trapani, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të zbardhur shkaqet e vde kjes.
I gjithë komuniteti i San Vito Lo Capo në Sicili është tronditur vd ekja e papritur e të riut.
Pasditen e sotme, në shtëpinë e tij u mblodhën shokët e klasës dhe mësuesit.