Lajme
OBSH: Nuk e dimë përse në Shqipëri s’ka të infektuar me Koronavirus
Covid-19 është bërë tema kryesore e lajmeve në mbarë globin për shkak të numrit të lartë të vik timave dhe të të prekurve.
Shqipëria mbetet ende një vend ‘i pastër’ dhe i paprekur nga ky virus vde kjeprurës dhe me sa duket me këtë fakt ka bërë habi edhe përfaqësuesi i Organizatës Botërore të shëndetësisë në Tiranë, Raul Gonzales.
Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi në mbledhjen e task forcës se janë analizuar 42 raste të dyshuara me Covid-19 por kanë rezultuar negative.
Prej 23 shkurtit 2020 thirrjet në urgjencën kombëtare kanë shkuar mbi 15 mijë, ndërsa 694 raste kanë qenë me skedën Covid-19.
Bëhet me dije se në spitalin infektiv janë shtuar edhe 80 shtretër për çdo rast emergjence të mundshëm në rast shpërthimi të virusit në vend.