Lajme
Ofron 25 mln/ Multi-milioneri kërkon grua: Të dijë të bëjë punët e shtëpisë, të mos…
Jo të gjithë e kanë një partner/e për “Shën Valentin”, për disa njerëz kjo nuk përbën problem por disa të tjerë ndihen të vetmuar dhe duan të kenë dikë pranë. I tillë është rasti i një multi-milioneri nga Portsmouth, Britani.
Ai quhet Andy Scott, është 41 vjeç dhe është në kërkim të partneres ideale. Mediat e huaja shkruajnë se Scott ka ofruar një shumë prej 25 milion dollarësh për të gjetur një person të veçantë për t’i qëndruar pranë dhe që përmbush kriteret që ai ka caktuar.
Milioneri është shprehur se gruaja duhet të jetë e suksesshme dhe e pasur, pra e së njëjtës shtresë si ai pasi për të ka shumë rëndësi marrëdh ënia e veçantë në çift. Po ashtu gruaja duhet të frekuentojë jetën e natës, të dijë si të argëtohet dhe njëkohësisht të jetë e aftë për punët e shtëpisë. Kritere të tjera plotësuese janë që ajo s’duhet të vendosë shumë make up,të mos jetë e varur ndaj telefonit, të jetë e bukur dhe në formë; të jetë njeri i besueshëm dhe t’i dojë fëmijët.
Burimi: “Daily Mail”