Lajme
Paga e ulët, 260 efektivë policie kanë dhënë dorëheqjen në vitin 2019
Problematika të shumta ka policia e Shtetit. Një ndër to është pikërisht edhe rroga e ulët me të cilën paguhen punonjësit.
Nga një raport i përgjithshëm del se mbi 260 efektivë policie janë larguar nga puna duke dhënë dorëheqjen pikërisht për këtë fakt. Numri më i lartë i dorëheqjeve ka qenë gjatë vitit që lamë pas, pra shifra që u caktua pak më lartë.
Mësohet se shumica e këtyre efektivëve të policisë kanë nisur procedurat e emigrimit në vendet evropiane.
Largimet nga radhët e policisë janë problem prej vitesh ku së fundmi rreth 80% e efektivëve kryefamiljarë aplikuan për lotarinë amerikane.