Lajme
Pamje rrëqethëse nga Shkodra, i moshuari lyp para për bukën e gojës
Varfëria është një plagët më të mëdha në Shqipëri, e cila “mbretëron” në mijëra familje shqiptare.
Për shkak të varfërisë, shumë të rinj, kryesisht nga zonat e thella, por jo vetëm, kanë vendosur të largohen drejt vendeve europiane, në kërkim të një jete më të mirë, se “ferrit” që jetuan këtu.
Largimi masiv i të rinjve ka bërë që në shuma zona të Shqipërinë të mbizotërojnë moshat e treta, të cilët janë lënë në mëshirë të fatit dhe janë harruar nga shteti, që kujtohet për ta vetëm kur ka zgjedhje e votime.
Së fundmi, në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video tejet prekëse, që tregon realitetin e trishtë me të cilin përballen të moshuarit në Shqipëri.
Në video shihet një i moshuar, i cili ka dalë për të lypur para njerëzve në rrugë, vetëm që të blejë miell për bukë.
Ai dëgjohet teksa i thotë të riut se i duhen 5 mijë lekë të vjetra për të blerë 5 kg miell.
Videoja rrëqethëse është filmuar në Shkodër, ndërsa i moshuari jeton në Koman, por varfëria e ka detyruar të udhëtojë disa kilometra për të zbritur në qytet, me shpresën se do të gjejë ndonjë njeri zemërmirë që do t’i japë para për të blerë 5 kg miell, me të cilat do t’i shtyjë disa ditë, para se të rikthehet sërish për të lypur.
Pamje rrëqethëse nga Shkodra, i moshuari lyp para për bukën e gojës on Vidnews.