CoVid-19

Pamje të rënda nga QSUT, pacienti i shtrirë në tokë, mjekja përpjekje titanike për ti shpëtuar jetën: Frymëmarrje me gojë dhe masazh zemre (PAMJE)

Posted on

Pamje dramatike nga spitali i QSUT.

Një pacient i shtrirë në tokë pranë ambienteve të spitalit ka mbërritur pak më parë me helikopter dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Siç shihet dhe nga fotot një mjeke e vetme po bën përpjekje titanike për ta mbajtur në jetë dhe i ka bërë pacientit për 6 minuta masazh kardiak dhe frymëmarrje artificiale para ambienteve të QSUT, sapo ka zbritur nga helikopteri.

Gjendja e tij duket kritike dhe ende nuk bëhet me dije se nga ka ardhur ky pacient apo nëse është i infektuar me Covid-19.

Situata në vendin tonë aktualisht është jo e qetë kjo për shkak të Covid-19 prej të cilit janë shënuar 243 të infektuar dhe 13 viktima.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte