CoVid-19
Pamje tmerruese, njerëzit vrasin qentë e tyre nga frika se do t’i infektojnë me COVID-19
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Libi. Njerëz të frikësuar kanë nisur të helmojnë qentë e tyre shtëpiake pasi mendojnë se do të infektohem me COVID-19 prej tyre.
Ekspertët prej muajsh kanë deklaruar se kafshët shtëpiake dhe kafshët e tjera nuk e transmetojnë virusin tek njerëzit, por njerëzit në Libi kanë dyshime të mëdha për këtë.
Pamjet tmerruese në Beirut kanë bërë xhiron e rrjetit duke e quajtur një masakër ndaj kafshëve të pafajshme.
E gjitha ngjarja ndodhi pasi në Belgjikë u diagnostikua macja e parë në COVID-19, gjë e cila mund të ketë sjellë frikën se kafshët shtëpiake sjellin rrezik në këto kohë.
Një tjetër shqetësim i madh është se me përhapjen e COVID-19, kafshët shtëpiake po braktisen në rrugë nga pronarët e tyre, duke sjellë një mbushje të rrugëve në Liban me qen dhe mace të braktisura.
Ekspertët theksojnë se nuk ka asnjë provë se kafshët shtëpiake po ndikojnë në përhapjen e COVID-19, prandaj bëjnë thirrje që familjarët të respektojnë masat e marra dhe të mos helmojnë apo braktisin kafshët e tyre shtëpiake.