Lajme
Panik nga “Coronavirusi”, anulohen 3 ndeshjet e sotme në Serinë A
Italia është pushtuar orët e fundit nga pa niku i “Coronavirus” dhe kjo ka bërë që Federata italiane e futbollit të miratojë ndërprerjen e 3 takimeve të ditës së sotme në Serinë A.
Deri tani janë regjistruar 2 vik tima (njëri në rajonin e Lombardisë tjetri në Padova) dhe kjo situatë ka shkaktuar pa nik në gjithë Italinë.
Kryeministri italian Xhuzepe Konte dhe ministri i Shëndetësisë dhe Roberto Speranca firmosën dekretin e shpalljes së gjendjes së emergjencës në këto dy rajone të vendit.
Për pasojë, 3 ndeshjet e sotme të kampionatit italian Inter-Sampdoria, Verona-Kaljari dhe Atalanta Sasuolo nuk do të zhvillohen këtë javë dhe do të përcaktohet një datë tjetër për t’u zhvilluar.
Të gjitha aktivitetet sportive në zonat ku janë regjistruar persona të infektuar me koronavirus janë pezulluar. Situata në Itali nga përhapja e coronavirusit ka ngritur në këmbë shtetin italian.