CoVid-19

Papa Françesku lutje speciale në sheshin e zbrazët të Shën Pjetrit: Zoti nuk do na lërë në mëshirën e stuhisë

Posted on

Papa Françesku mbajti sot një lutje speciale në sheshin e zbrazët të Shën Pjetrit duke i kërkuar Zotit përfundimin e pandemisë së koronavirusit.

Transmetimi i drejtpërdrejtë filloi ë në orën 17:00 dhe zgjati rreth një orë, që përkon me perëndimin e diellit.

Papa Françesku do të dërgoi bekimet e Urbi et Orbi, të cilat zakonisht jepen vetëm për krishtlindje, pashkë dhe pas një zgjedhjeje papale.

Për këtë rast, përpara derës qendrore të bazilikës së Shën Pjetrit, u vendoset një kryq, që është nderuar për t’i dhënë fund një plage në shekullin XVI.

Papa tha gjatë lutjes se zoti nuk do e lërë njerëzimin në mëshirën e stuhisë së koronavirusit.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte